“Shqiperia po perfiton nga kriza e fqinjeve, po thith investitore te huaj”
Ndersa vendet e rajonit jane perfshire ne krize financiare, Shqiperia duket se ka perfituar nga nje situate e tille, duke thithur me shume investitore te huaj se me pare. Te cilet gjejne tek ajo nje treg ne zhvillim, politika fiskale me taksa te uleta, paga te favorshme te fuqise punetore, por edhe nje afersi gjeografike, qe leverdis. Ne kete kuptim, kriza rajonale duket se ka sjelle perfitime per vendin tone. Kete e pohon gjate nje interviste per “KJ”, administratori i Pergjithshem i “Konfindustria”, Gjergj Buxhuku. Sipas te cilit, kjo eshte ana pozitive e krizes globale, prej te ciles, ne duhet te dime qe te perfitojme. Ndersa shton se organi qe ai perfaqeson, mbeshtet plotesisht masat e marra se fundmi nga qeveria shqiptare per heqjen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar per makinerite, pajisjet, lendet e para qe i sherbejne prodhimit, si edhe nje sere masash te tjera pozitive. Por edhe paketen e masave te fundit te propozuar nga Banka e Shqiperise per kreditimin ndaj bizneseve ...
Z. Buxhuku, si do ta vleresonit paketen e fundit te nxitjes se kreditimit, nga ana e Bankes se Shqiperise? Cfare impakti mendoni se ajo mund te kete realisht ndaj biznesit ne vecanti dhe ne ekonomi ne teresi?
- “Konfindustria”, me kohe ka kerkuar nga Banka e Shqiperise, qe te ishte me e pranishme ne rolin e saj per lehtesimin me qellim rritjen e kreditimit te ekonomise shqiptare. Ne kete kuptim, mund te shprehemi se dhe paketa e masave te fundit te BSH-se ne frymen e saj eshte pozitive pavaresisht se pak shpresohet qe do te arrije te percohet ne treg. Nga masat e parashikuara ne paketen e propozuar, ne thelb, vetem lehtesimi i ekzekutimit te kolateraleve, qe “Konfindustria” e ka kerkuar me kohe ne menyre te perseritur, realisht kerkon bashkepunim nderinstitucional, i cili i kalon pergjegjesite e Bankes se Shqiperise. Pjesa tjeter, eshte pune e perditshme rutine e ketij institucioni, e cila nuk eshte e nevojshme edhe te pasqyrohet si dicka e vecante.
A besoni ne arritjen e qellimit final te kesaj pakete?
Ne menyre te permbledhur, duhet te kuptojme, se edhe sikur te perdoren plotesisht te gjitha burimet dhe mjetet teknike te Bankes se Shqiperise ne kushtet e sotme te menyres sesi eshte ndertuar dhe funksionon sistemi bankar ne vend, duhet te shpresojme pak per arritjen e qellimit final. Ka ardhur koha, qe duhet te mendohet thelle dhe te behen ndryshime rrenjesore ne sistemin bankar dhe sistemin financiar te vendit per te patur arritje te prekshme.
A mendoni se bankat po te shtonin kreditimin do t’i jepnin nje shtyse te madhe biznesit, fale burimeve ende te pashfrytezuara qe ato kane?
- Duhet te kuptojme se ceshtja kryesore shqetesuese e ekonomise shqiptare, eshte pikerisht mungesa e likuiditetit ne treg, si pasoje e shkaqeve me natyre objektive dhe subjektive te lidhura drejtperdrejt me krizen globale. Pervec uljes se te ardhurave nga emigracioni, goditjes psikologjike te konsumatoreve dhe uljes se shpenzimeve qeveritare per shkak te shkaqeve objektive te krizes globale, kreditimi nga sistemi bankar mbetet nje nga mundesite e pakta te rritjes se likuiditetit. Aq me shume se praktikisht, sistemi bankar eshte i vetem ne tregun financiar te paplotesuar shqiptar.
Lehtesirat e fundit fiskale te ndermarra nga qeveria, sa mendoni se do te sherbejne ne nxitjen e politikave te biznesit? Perse ka nevoje realisht biznesi shqiptar dhe industrite
ne vecanti?
“Konfindustria” mbeshtet plotesisht masat e marra se fundmi nga qeveria shqiptare per heqjen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar per makinerite, pajisjet, lendet e para qe i sherbejne prodhimit, si edhe nje sere masash te tjera pozitive. Nderkohe, “Konfindustria” i ka kerkuar zyrtarisht ekzekutivit qe ne menyre sa me te shpejte, te beje efektive masat e paketes se shpallur. Duhet te kuptojme, se ne kushtet kur kemi te bejme me nje krize globale, qe do te zgjase shume, sepse eshte e lidhur me ristrukturimin e tregjeve boterore, investimet duhet te shenjestrojne rritjen e prodhimit vendor dhe industrializimin e qendrueshem te vendit. Sigurisht, sa me siper, duhet te kryhet ne sektoret ne te cilet kemi siguri qe do te jene te qendrueshem dhe konkurrues afatgjate.
A mendoni se ka vend per te tjera lehtesi ndaj biznesit? Cfare konkretisht do te propozonit ju?
“Konfindustria” i ka kerkuar qeverise shqiptare, qe ne kuader te paketes fiskale te kihet nje kujdes i madh per moszbatimin e tyre per prodhimet fundore te importit, qe te mos goditen prodhimet e ngjashme te industrive vendore. Kam ketu parasysh kufizimin e perfitimit te heqjes se Tatimit mbi Vleren e Shtuar vetem per makinerite, pajisjet, teknologjite dhe lendet e para te cilat i sherbejne prodhimit vendor e jo te shtrihen edhe per prodhimet fundore.
Ju jeni shprehur edhe mbi shqetesimin e prodhuesve kryesore te vendit mbi mosperdorimin e pergjithshem te cmimeve te referencave? Cfare u propozoni konkretisht autoriteteve perkatese mbi zgjidhjen e kesaj problematike?
E njejta gje eshte ne fakt edhe per sistemin e referencave per doganat, qe ne kuadrin e plotesimit te kushteve te integrimit mbetet nga mjetet e pakta ligjore te politikes tregtare ne perballimin e agresionit ne kuptimin e vertete te fjales se prodhimeve dhe sherbimeve te vendeve te tjera kryesisht te Bashkimit Evropian dhe te rajonit nga industrite shqiptare.
Ne kuadrin e krizes rajonale, pra te asaj qe po perjetojne kryesisht partneret tane tradicionale, Greqi dhe Itali, mendoni se biznesi shqiptar mund te perfitonte sa me mire prej kesaj situate te krijuar? Cfare masash duhen aplikuar konkretisht qe kriza e tyre, te prodhoje efekte pozitive tek ekonomia shqiptare?
“Konfindustria” eshte ndeshur ne vitet e krizes rajonale dhe globale me nje numer ne shtim te investitoreve te huaj per te ardhur ne vendin tone. Kryesisht, ata jane nga vendet e Bashkimit Evropian, me tregje te plotesuara, qe kerkojne te kalojne ne tregje ne zhvillim, sikurse eshte edhe Shqiperia, me qellim mbijetesen e tyre. Ata i terheq kryesisht politika fiskale me taksa te uleta, pagat e fuqise punetore dhe afersia kur vjen fjala per vende te tilla si Italia, Austria, etj. Kjo eshte ana pozitive e krizes globale, prej te ciles, ne duhet te dime qe te perfitojme. Por per te perfituar duhet qe vendimmarrja politike e te gjitha kraheve te jete e pergjegjshme, qofte ne kuptimin e kujdesit maksimal per mosprekjen e imazhit te vendit, mbajtjen e nje politike fiskale ne nivele te uleta dhe konkurruese taksash, si edhe ndertimin e institucioneve moderne rregullatore, administrative dhe gjyqesore. Politika shqiptare duhet te kuptoje, se duhet te jete e pergjegjshme, si perballe te ardhmes se vendit, dhe qytetareve. Per shembull, sikurse rasti i Gjykates Administrative, nisme disavjecare e “Konfindustrise”, qendrimet ndaj se ciles jane krejt te papranueshme.