E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet, PD-PS konsensus per paketen e drejtesise Rozeta Rapushi

Komisioni i Ligjeve miratoi dje ne parim “Paketen e Drejtesise Kriminale” dhe rritjen e pagave per gjyqtaret, prokuroret e avokatet. Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi por edhe Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, kerkuan dje para deputeteve miratimin e ndryshimeve ligjore, per te ndeshkuar me ashper krimin ne teresi, por edhe ate ne familje ne vecanti si dhe te rriten pagat per drejtesine. “Ne jemi te vendosur per te zmbrapsur krimin urban, duke rritur dhe ashpersuar denimet per shkelesit e ligjeve. Keshtu, me kete pakete te re do te kemi jo me pak se 10 vjet burg per cilindo qe leviz me arme zjarri ne publik, jo me pak se 38 vjet per ate qe vret policin, vret per gjakmarrje, vret njeriun e familjes, vret te miturin pas kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune, etj. Jo “lirim me kusht” autoreve te ketyre veprave”, - u shpreh Halimi. Ministri shtoi se arsyeja per keto ndryshime ligjore, eshte denimi qesharak per vrasjet ne mbare vendin. “600 ceshtje penale kishin shkuar nga Prokuroria ne Gjykate dhe nga keto, per 90 per qind te tyre prokurori kishte kerkuar minimumin e denimit. Nga 600 ceshtje vetem 20 kishin shkuar ne Apel, pse? Sepse gjyqtaret, prokuroret dhe avokatet kishin gjetur hapesiren ligjore, kishin shkuar me minimumin e denimit”, - u shpreh Halimi. Duke u ndalur tek pagat, ministri tha se duhet permiresuar statusi i gjyqtarit dhe prokurorit, dhe kjo arrihet me rritjen e pages. “Keshtu kjo pakete parashikon page jo me pak se 1000 dollare ne muaj per cdo gjyqtar dhe cdo prokuror te shkalles se pare ne vend. Jo me pak se 1.400 dollare ne muaj per gjyqtaret dhe prokuroret e apelit”, tha Ministri i Drejtesise. Ndersa ministrja Bregu duke u ndaluar ne ndryshimet e propozuara ka theksuar se ligji duhet te kete nje mbrojtje te vecante per femijet dhe ashpersim te denimit per dhunen ndaj gruas. Por fjala e ministres nuk kaloi pa debate. Deputetja socialiste, Ermonela Felaj, nderpreu ministren duke i kujtuar se ato ndryshime qe propozon per marredheniet seksuale me dhune, jane ne Kodin Penal. “Shiko Kodin Penal, ka 12 vjet qe ka kete qe propozon ti per marredheniet seksuale me dhune. Shih Kodin para se te sjellesh propozimet”, - reagoi Felaj. Nuk vonoi edhe pergjigjja e ministres e cila hodhi poshte akuzat. “Meqenese e ngre zerin, kete e ke element te dobesise dhe mungeses tende te intelektit, Neni 102 parashikon marredheniet seksuale me dhune me te rritur, jo brenda familjes, prandaj lexoje me kujdes dhe shpresoj te kete mbetur dicka sa per ta kuptuar. Je ti ajo qe ke nxjerre nga burgu ata qe kane trafikuar grate dhe ke shkuar ne ceshtje penale. Ke probleme shume te medha gjate historise tende”, - u kunderpergjigj Bregu. Ne ndryshimet e propozuara prej saj, kerkohet qe te ashpersohen denimet per dhunen ne familje ne Kodin Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›