E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria vendos, gati ndertimi i Xhamise Rozeta Rapushi

Ne mbledhjen e saj te fundit me LSI, qeveria i hapi rruge dje ndertimit te Xhamise ne zonen e Namazgjase. Qeveria, bazuar ne ligjin “Per pronat e paluajtshme te shtetit”, vendosi te kaloje ne fondin e kompensimit fizik dhe venien ne dispozicion te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te siperfaqes prej 2570.5 m² toke per ndertimin e Xhamise. “Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, pasi ben verifikimin perfundimtar te pronesise se truallit, per fondin e mesiperm, e perdor ate per kompensimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, sipas kritereve te percaktuara ne legjislacionin ne fuqi”, - thuhet ne vendimin e qeverise. Ne lidhje me vendimin, kryeministri Sali Berisha, tha se ai merret pas nje bllokimi 11-vjecar zemerlig dhe tendencioz nga ish kreu i bashkise se Tiranes, Edi Rama. “Nuk mund te them se u bllokua per arsye religjioze, se nje njeri qe pagezohet tre here ne tete vjet, e ka te veshtire te kete besim fetar. Besimi i vetem eshte xhepi ne kete rast, sepse nga vakefi, nga trualli nuk mund te fitoje asgje dhe e bllokoi per 11 vite me radhe. Por Zoti eshte i madh, i jep secilit ate qe meriton, keshtu qe procesi u zhbllokua, familjet tiranase me miresi dhe me mirekuptim arriten ne marreveshje me komunitetin dhe kjo dha mundesi te zgjerohet trualli i Xhamise”, - informoi Berisha gjate mbledhjes se qeverise. Sipas tij, kjo marreveshje ishte shume e rendesishme dhe me se fundi vendi do te kete nje Xhami me te madhe. Me ndertimin e saj, sipas Berishes, ne nje fare menyre ndahemi nga periudha shkaterrimtare e institucioneve te kultit, periudhe qe sipas tij, do te mbetet ne analet e historise, si barbaria me e eger ndaj kultures edhe besimeve fetare shqiptare. “Garantoj besimtaret, komunitetin se pas ketij vendimi, menjehere do te mblidhet Keshilli Kombetar i Territorit dhe do te jepen te gjitha dokumentet ne menyre qe ajo te filloje ne kohen me te pare te mundshme ndertimin. Me sa di une, arkitekti ka finalizuar projektin dhe eshte ne kontakt te vazhdueshem me komunitetin mysliman. Ne kete menyre ne i hapim rrugen nje ndertimi madheshtor, qe do te zbukuroje shume kryeqytetin e vendit”, - shtoi kryeministri. Ai shtoi se Xhamia do te jete me te gjitha lehtesirat dhe mundesite per besimtaret qe te luten si dhe do te kete nje kapacitet te madh do te jete nje kryeveper veper arkitekturore, me te cilen qyteti i Tiranes do te pasurohet, sic u pasurua me dy Katedralet qe u ringjallen pas rrenimit te tyre. “Tani fillon ndertimi i Xhamise se madhe, gradualisht po perfundon edhe Teqeja me e madhe, tempulli i bektashinjve. Kenaqesia ime e madhe eshte se kjo ringjallje filloi me ne, ishte nje ringjallje teresore, fetare dhe e vlerave ne teresi”, - theksoi kreu i qeverise.

AKUZA

Ngritja e Xhamise se re pas nje bllokimi 11-vjecar tendencioz te saj nga ish kryetari i Bashkise se Tiranes, shenon ndarjen perfundimtare nga periudha shkaterrimtare e institucioneve te kultit, e cila do te mbetet ne analet e historise si barbaria me e eger ndaj kultures ehe besimeve fetare shqiptare”, - u shpreh dje gjate mbledhjes se qeverise kryeministri Sali Berisha.

VENDIMI

Per kalimin e siperfaqes truall per Xhamine

Kalimin ne fondin e kompensimit fizik dhe venien ne dispozicion te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te siperfaqes prej 2570.5 m²;

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, pasi ben verifikimin perfundimtar te pronesise se truallit, per fondin e mesiperm, e perdor ate per kompensimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, sipas kritereve te percaktuara ne legjislacionin ne fuqi.

Ngarkohen Ministria e Drejtesise, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Zyra Qendrore per Regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme dhe Bashkia Tirane per zbatimin e ketij vendimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›