Koalicioni Rama-Meta, fluks largimesh nga PS
Koalicioni i Partise Socialiste me Levizjen Socialiste per Integrim nuk eshte pritur mire jo vetem nga baza e partise me te madhe ne opozite, por edhe nga deputetet dhe bashkepunetoret e kryesocialistit Edi Rama. Pas Asllan Dogjanit dje ka bere te ditur largimin e tij nga Partia Socialiste edhe deputeti i Qarkut te Lezhes Gjovalin Kadeli. Kadeli eshte deputeti i radhes qe ka shprehur pakenaqesine me vendimmarrjen e Partise Socialiste. Vendimi i tij eshte bere publik, pak ore pasi kreu i PS-se, Edi Rama zhvilloi nje takim me strukturat e partise ne qarkun e Lezhes. Ne nje komunikim me mediat, Kadeli eshte shprehur se ka vendosur te kandidoje i pavarur ne zgjedhje, duke mos dhene detaje ne lidhje me kandidimin. Kadeli ka komunikuar largimin e tij nga te gjitha funksionet e PS duke argumentuar se ky vendim vjen “per shkak te tiranise se kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama”. Bashke me largimin e Kadelit, kreut te PS-se i kane komunikuar largimin nga funksionet partiake dhe kryetari i Komunes se Kolshit dhe sekretari i pergjithshem i PS ne Lezhe, Hasan Muca. Por keto nuk jane largimet e vetme nga PS. Dy dite me pare ishte deputeti i Kukesit, Asllan Dogjani ai qe deklaroi largimin nga PS, duke akuzuar Ramen per autoritarizem, por edhe per koalicion te “pamoralshem me Levizjen Socialiste per Integrim”. “Edi Rama jo vetem qe e mori vete vendimin per bashkimin me LSI, por dhe na porositi qe te mos flasim publikisht". Ndersa dje edhe ish-ministri i Ekonomise, Dritan Prfiti, i cilesuar pjese e opozites ka refuzuar te jete ne te njejtin koalicion me PS dhe PD. Ndersa largimin e ka konfirmuar dhe anetari i koalicionit Opozita e Bashkuar, Prec Zogaj, i cili i paraqiti dy dite me pare letren e doreheqjes kreut te PS-se, Edi Rama. Ne vendimet politike, kreu i PS-se ka marre dhe shume mesazhe negative ne lidhje me koalicionin e ri te opozites. Ne faqen e tij ne rrjetin social “Facebook”, ndodhen mijera mesazhe nga simpatizante dhe anetare te PS-se qe shprehin shqetesimin per vendimin e marre nga PS. Ketyre shqetesimeve, Rama u eshte pergjigjur duke i etiketuar si “opozitare te zhgenjyer”, megjithese mes tyre ndodhen dhe mjaft anetare te PS-se dhe pjesemarres aktive ne aktivitetet e opozites. Nderkohe qe ne menyre te hapur koalicioni mes LSI dhe PS eshte kritikuar dhe nga deputeti Erjon Brace. “Po e perseris. Boll, boll se e tepruat! Donit koalicionin, e bete. Tani te paken mos thoni idiotesi. Nuk mund te na fyeni inteligjencen. Boll!”, shprehet Brace duke komentuar qendrimet e analisteve qe e cilesojne si pozitiv nje koalicion te tille.