E Diel, 1 Nëntor 2026

GNK: Emri i Maqedonisë mund të destabilizojë Ballkanin

"Mosmarrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë në lidhje me emrin e kësaj të fundit po vë në rrezik strategjinë evropiane dhe atë të NATO-s për stabilizimin e Ballkanit perëndimor". Alarmi vjen nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave. Grupi Ndërkombëtar i Krizave u bëri thirrje Maqedonisë e Greqisë të marrin masa për rivendosjen e besimit të dyanshëm. Ai i bëri thirrje Maqedonisë të pranojë propozimin e Kombeve të Bashkuara për ta ndryshuar emrin në Republika e Maqedonisë Veriore. Greqia bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO vitin e kaluar dhe kërcënon të kundërshtojë bisedimet e anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Emrin Maqedoni mban edhe një rajon në Greqinë veriore dhe Athina thotë se ky emër nënkupton pretendime territoriale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›