E Diel, 1 Nëntor 2026

Katuci Perpjekje per te kriminalizuar familjen time

Gjate vitit 2004 ne Shqiperi kane mberritur eksperte te Tribunalit te Hages te cilet kane kryer hetime ne zonen e Burrelit per pretendimet e trafikut te organeve. Nga hetimet rezultoi se nuk kishte asnje prove te ketij trafiku ne te ashtuquajturen shtepi e verdhe. Por nga e gjithe kjo u demtua nje familje burrelase ajo e Abdullah Katucit i cili nuk ka ngurruar ti shkruaje Kryeministrit te vendit per ti shprehur shqetesimin qe u krijua mbi familjen e tij per shkak te akuzave boshe per trafik organesh. Kete fakt e permendi ne mbledhjen e djeshme kreu i qeverise Sali Berisha. Se pari do te behet hetimi dhe ky eshte interesi kryesor pastaj te tjerat. Sepse nje familje u rrenua. Edhe dje Abdullah Katuci me dergoi mesazh ku me thoshte se jane bere perpjekjet me te paimagjinueshme per te kriminalizuar familjen e tij nje familje e ndershme dhe qe smund te pranonte kurre te bente shtepine kasaphane per te tjeret - deklaroi z. Berisha. Por - shtoi ai - nje tjeter sharlatan qe behet i gjalle tani ndaj edhe ai duhet te hetohet. Berisha kerkoi qe te sjelle te gjitha provat sepse vijoi Kryeministri ka shume dyshime qe ai eshte larguar nga detyra vetem per fshehje provash. Ai qe akuzon te tjeret per fshehje provash ka indice te sigurta se ai eshte larguar nga detyra per fshehje provash. Kjo ceshtje duhet hetuar. Keto kerkojne hetim te plote. Ai thote shkuam ne Bicaj por atje ai ka shkuar me disa persona dhe jo me nje. Madje ka shkuar me GPS dhe aty ku ka rene GPS kane qene banesa. Ai qe shkon ne Bicaj e sheh aty cdo gje. Por aty ku ky zoteria kerkoi me GPS varrezen e perbashket aty gjeti banesa. Megjithate le te vij perseri. Shqiperia nuk ka asgje dhe ne menyre kategorike kushdo qe ka kryer krime lufte kemi qene dhe mbetemi te bindur e te vendosur duhet te paraqitet para drejtesise - u shpreh z. Berisha. Ne kushte te tilla Kryeministri ftoi shqiptaret qe te ruajne gjakftohtesine edhe ne rast se degjojne akuza edhe me te renda ndaj tyre pasi racizmi ndaj tyre vazhdon te jete evident edhe ne ditet e sotme. I ftoj shqiptaret sepse kam vene re qe ka nje lloj nervozizmi dhe shqetesimi per keto shpifje qe duhet ta dine se ka te tjere qe mund te shkojne me lart se Dick Marty dhe qe mund te shpallin e te deklarojne edhe nje here se ka pasur grupe kanibale pasi me cdo gje mund te pajtohen por jo me lirine e shqiptareve. Por keto jane e shkuara. Keto nuk kane dhe nuk mund te kene ndikim ne te gjitha proceset te shtyjne integrimin qe te shtyjne bashkepunimin qe te shtyjne negociatat te cilat jane per tu zhvilluar dhe do te zhvillohen. Me keto do te merret drejtesia - theksoi Kryeministri. Z. Berisha beri te ditur se Shqiperia nuk ka qene asnjehere pjese e konfliktit por faktor i zgjidhjes se konflikteve. Sipas tij ka qene prapavije e fuqishme e Aleances se Atlantikut te Veriut ne sulmet kunder diktatorit te Serbise ka qene sigurisht mbeshtetje e fuqishme e luftes clirimtare lufte e cila shnderroi ceshtjen e lirise se shqiptareve ne ceshtje te lirise se botes se lire. Shqiperia pavaresisht se raporti i Dick Martyt flet per akte makabre duke mos paraqitur as edhe nje fakt te vetem flet per deshmitare njelloj sikur te ishin personazhe te Franc Kafkes te cilet nuk mund te shfaqen kerkojne anonimatin flet per 300 serbe te zhdukur dhe nuk jep qofte edhe nje emer te vecante flet per nje klinike te gjetur ne Prishtine nga EULEX-it e cila sipas ketyre akuzave merret me trafik por qe i ka drejtuesit nga vende te tjera dhe kete ngjarje te 2009-s e lidh me ngjarje te 1999-s pra pavaresisht nga te gjitha keto pretendime te bazuara ne asnje fakt apo te dhene reale serish duke patur parasysh vullnetin e hekurt te qeverise qe ligji kombetar dhe nderkombetar te predominoje ne ftojme EULEX te ndermarre hetimin dhe i garantojme te gjitha lehtesirat dhe bashkepunimin e plote te autoriteteve shqiptare - deklaroi ai. Kryeministri Berisha vuri ne dukje Jane shume akuza direkte ndaj Gjykates Nderkombetare per krime te luftes ne ish-Jugosllavi ne raport se jane zhdukur prova nga kjo gjykate. I takon kesaj gjykate integriteti dhe kredibiliteti i saj te kerkoje se cilat prova ka zhdukur gjykata. Asnje nga vendet e lira asnje nga anetaret e koalicionit nuk ka qene kurre i interesuar qe te fshihen te zhduken provat e krimeve te luftes aq me pak mendoj dhe gjykoj do te kete qene e interesuar Gjykata e Nderkombetare e Hages. Ndaj dhe duke ftuar gjykaten qe te rinise hetimin e kesaj ceshtje e ftoj gjithashtu te qartesoje sepse kjo perben nje akuze te rende ndaj gjykates.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›