Studentët e ’90-s, që bëjnë diferencën në votimet e 2013
Kaluan 22 vite nga lëvizja mё e madhe intelektuale e ndodhur ndonjëherë qё me krijimin e shtetit shqiptar siç ishte Lëvizja Studentore e dhjetorit të vitit 1990. Por mos të harrojmë që këta ish studentët tashmë janë dhe ngelin grupimi më i madh intelektual me një shtrirje në të gjithë vendin, kjo pjesë vitale e shoqërisë tonë me një begraund intelektual po përballet me brezin e ri që janë pjesë e familjeve të tyre.
Sot 22 vjet më vonë ne marrim përshëndetjet e mijëra qytetarëve të cilët nuk mund të harrojnë idealizmin e këtyre studentëve që me përkushtimin dhe me lëvizjen e tyre për demokraci vunë jetën e tyre në rrezik për të siguruar një jetë më të mirë. Janë 40-50 vjeçarë që përfaqësojnë një sistem vlerash, janë me mijëra ato që në ato ditë dimri të dhjetorit ‘90 ishin student kurse tani janë familjarë intelektual me një shtrirje të konsiderueshme anekënd vendit tonë dhe më gjerë duke dhënë kontributin e tyre në jetën profesionale, shoqërore dhe intelektuale. Riaktivizimi dhe përfaqësimi i kësaj shtrese jetike dhe vitale te vendit tonë ne jetën politike të ditës, hapjes së dritares mediatike ka ndikuar dhe vazhdon të ndikojë ne mënyrë pozitive në votimet dhe votuesit e ardhshëm të vitit 2013 ku pjesa qe do bëjnë diferencën e votës për një Shqipëri si gjithë Europa do ishin të rinjtë, të cilët pjesa më e madhe e tyre janë pjesë e familjeve te këtyre protagonistëve qe dhëne kontributin e tyre ne shembjen e murit të hekurt të komunizmit. Këta votues të rijnë apo ky brez i ri që i atashohet kutive të votimit nuk do jetë i anashkaluar për vetë faktin se ato janë pjesë e auditorëve te universiteteve ku do jenë përçuesit e parë të ideve të prindërve të tyre, të cilët në asnjë rrethanë nuk e braktisën vendin e tyre edhe as ne situatat më të vështira që kaloi vendi ynë gjatë vitit të mbrapshtë të 1997. Po e trumbetoj këtë ide pasi politika është e gatshme të ndërmarri përthithjen dhe të marrë aksione në formë vote, por kjo votë është ndryshe nga herët e tjera pasi ajo ka vlerën përfundimtare të konsolidimit të demokracisë në Shqipëri, duke e dërguar vendin tonë përkrah vendeve të qytetëruar, ne Europë. Teknika që duhet ndjekur për promovimin e këtyre vlerave intelektuale duhet të jetë e kujdesshme që të përthithet pjesa më vitale e këtij grupimi i cili është domethënës në zgjedhjet e ardhshme pasi përfaqësimi i tyre dinjitoz se bashku me atë që përfaqësojnë bëjnë diferencën në votimet e vitit 2013. Këto zgjedhje duhet dhe janë zgjidhja që vendi ynë të jetë pjesë e Evropës për vetë faktin pasi janë këta votues të rinj që po ecin në hapat e prindërve të tyre për të konsoliduar sloganin: - “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Vota e zgjedhjeve të ardhshme simbolizon një detyre shumë të rëndësishme për të gjithë Shqiptarët kudo ndodhen, sepse janë fatet për një Shqipëri Europiane. Ky brez historik me politikat e saj pro Evropiane do jetë dhe surpriza e zgjedhjeve të ardhshme të vitit 2013 duke bërë diferencën e votës.