E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ: 14 ndjekje penale dhe 65 gjoba abuzuesve me energjinë elektrike

cez-godina-300x233Tiranë- Katërmbëdhjetë abonentë janë dërguar për ndjekje penale nga kompania e shpërndarjes së energjisë CEZ.

Abonentët në Golem janë debitorë prej vitesh të faturës së energjisë elektrike.

Kreu i CEZ Shpërndarje, Sait Dollapi ka qenë vetë në Golem nga ku ka bërë të qartë se ndaj abonentëve të energjisë elektrike nuk do të ketë tolerancë.

Brenda 24 orëve janë bërë prerje të enegjisë elektrike për 2810 debitorë dhe 65 lidhje të paligjshme, duke u vendosur 65 gjoba për abuzuesit me rrjetin elektrik. Sipas CEZ-it në një ditë, arkëtimi në total në gjithë vendin ka qenë 1.5 milionë USD. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›