CEZ: Borxhi i ujësjellësve 1,1 miliardë që nga maji
CEZ Shpërndarje nuk do të lejojë borxhe të pashlyera në arkën e saj. Ky ka qenë reagimi i kompanisë së Furnizmit me energji elektrike në vend pas deklaratës së METE-s. Sipas deklaratës së CEZ, kjo kompani do të bëjë gjithccka mundet me qëllim që ata që paguajnë faturat e energjisë elektrike të mos duhet të mbajnë në kurriz edhe ata që nuk i paguajnë ato. “Ndërprerja e energjisë për debitorët nuk është pika ku dëshiron të mbërrijë kompania, por pas bërjes së veshit të shurdhër të ujësjellësave ndaj gjithë njoftimeve për debi që nga maji e këtej, dhe pas një sërë takimesh, CEZ Shpërndarje nuk mund të tolerojë më borxhin prej 1.1 miliard lekësh të akumuluar nga ujsjellësat përgjatë këtyre muajve.”- ctihet në deklaratën e CEZ. Kompania bën me dije se ka ndjekur të gjitha mënyrat e mundshme të komunikimit me të gjitha institucionet me qëllim që të gjendet një zgjidhje për problemin e krijuar. “Ne kemi pritur me shumë kenaqësi të gjitha deklaratat e bëra nga Qeveria shqiptare për sa i përket alokimit të fondeve për të ndihmuar ujsjellsat të paguajnë faturat e energjisë elektrike. CEZ Shpërndarje vë në dukje se shumë ujsjellsa kanë arritur të permbushin detyrimet e tyre kontraktore, si përshembull ujsjellësi i Elbasanit dhe të tjerë. Por pamundësia e ujsjellsave të tjerë për të përmbushur detyrimet e tyre kontraktore nuk duhet të jetë përgjegjësi që duhet hedhur mbi supet e CEZ Shperndarje”- citohet në deklaratë.
CEZ deklaron gjithahstu se po punon intensivisht për të mos lejuar më fenomenin e mospagesave të faturave të energjisë elektrike, i cili është i përhapur në gjithë vendin dhe ka një ndikim negativ në cilësinë me furnizim të energjisë elektrike për klientët tane. Kompania CEZ këmbëngul se me qëllim që të rrisë masën e arkëtimeve është e angazhuar të ndërpresë energjinë ndaj gjithë atyre klientëve familjarë, buxhetorë, apo jobuxhetorë të cilët injorojnë të gjitha mundësite për zgjidhje që ofron CEZ Shpërndarje edhe për pagesa të pjesshme të borxhit.
Gjithahstu, CEZ bën me dije se borxhi i akumuluar i ujsjellesave është një nga arsyet se pse CEZ Shpërndarje aktualisht nuk ka mundësi të paguaje të gjitha detyrimet që ka ndaj KESH dhe OST.