E Diel, 1 Nëntor 2026

Hipoteka i kërkon qartësi financave për falejn e detyrimeve të shoqërive të ndërtimit

Hipoteka i ka kërkuar nëpërmjet një shkrese Minsitrisë së Financave të qartësojë se cila katëgori e shoqërive të ndërtimit falet përsa i përket detyrimeve dhe tatimeve të papaguara. Pasi rezulton se një pjesë e shoqërive të ndërtimit jo vetëm nuk ka paguar detyrimet pranë administratës tatimore, por dhe nuk ka aplikuar fare për regjistrim në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Plauajtshme. Nga ana tjetër, mund të ketë ndërtues të cilët kanë paguar detyrimet dhe nuk ka proceduar me regjistrimin e pronës. Por në këtë rast, burime nga ZRPP tregojnë për gazetën MAPO se procedura e ndjekur nga ky institucion nuk ka pranuar subjekte të regjsitrojnë pasurinë pa patur vërtetimin e administratës tatimore se nuk kanë asnjë detyrim apo tatim të papaguar. Në këtë mënyrë rezulton se ndërtuesit nuk janë paraqitur fare për të proceduar me regjistrimin e objektit. Në të njëjtën kohë, burime nga ZRPP tregojnë se nuk është vetëm ky vërtetim i lëshuar nga administrata tatimore ngërc për hipotekimin e pallatave, por një sërë arsyesh të tjera që kanë të bëjnë me plotësimin e dosjes së gjithësecilit. Megjithatë edhe ZRPP cështjen e vërtetimit e sheh si burokraci dhe rolin e saj si agjent tatimor si të tepërt në këtë moment kur është shtuar fluksi I punës me aplikimin e faljes fiskale. Pasi përpara vitit 2008 në bazë të ligjit 9632 ishte më e thjeshtë vjelja e taksave e cila bëhej në bazë të kontratës së shitjes, kurse tani llogaritja kërkon kohë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›