METE: CEZ të furnziojë me energji ujësjellësit, turizmi në rrezik
Minsitria e Ekonomisë në Konflikt me CEZ Shpërndarje. CEZ Shpërndarje të respektojë Deklaratën Rregullatore dhe të furnizojë me energji ujësjellësit e vendit pasi mungesa e energjisë elektrike po dëmton turizmi. Ka qenë kjo thirrja që METE i ka bërë dje Kompanisë së furnizimit me energjiu elektike në vend. METE i ka kërkuar në këtë mënyrë CEZ Shpërndarje që të rilidhë menjëherë energjinë elektrike për ndërmarrjet e ujësjellësave, duke i dhënë fund situatës së krijuar në disa qytete të vendit, sidomos në zonat turistike si dhe i bën me dije kompanisë CEZ Shpërndarje se këto veprime nuk i shërbejnë zgjidhjes së problemit të detyrimeve financiare që CEZ ka ndaj institucioneve shtetërore. METE e ka konsideruar të papranueshëm çdo mekanizëm presioni për arkëtimet e borxheve ndaj ujësjellës-kanalizimeve, duke vlerësuar se nuk është kjo rruga e zgjidhjes së problemit, por është menaxhimi i keq i kësaj kompanie në drejtim të mbledhjes së të ardhurave, e cila mban përgjegjësi të plotë për situatën e krijuar. METE përmes deklaratës për shtyp ka bërë me dije se në bashkëpunim me institucionet e tjera, ka marrë të gjitha masat e duhura ligjore për shlyerjen në kohë të detyrime të ujësjellës-kanalizimeve ndaj CEZ, por njëkohësisht ka kërkuar impenjim serioz nga drejtuesit e kësaj kompanie për shlyerjen e detyrimeve disa herë më të mëdha që kjo kompani ka ndaj dy kompanive KESH dhe OST. Gjithashtu METE ka deklaruar se ka ngritur një Grup Pune për të parë mundësinë e liberalizimit të tregut të shpërndarjes së energjisë elektrike. Ka qenë ish Zv Ministri i Ekonomisë Ilir Meta që ka deklaruar se do të liberalizojë tregun e energjisë duke i hequr monopolin CEZ Shqprndarje. Kjo do të marrë jetë me ligjin e ri që është duke u përgatitur përsa i përket këtij sektori, i cili synon përafrimin me standartet e Bashkimit Europian. Në këtë mënyrë, CEZ Shqprndarje nuk do të jetë më e vetmja Kompani që do të furnizojë konsumatorët me energji elektrike. Në Shqipëri, aktualisht, cdo konsumatorë, pavarësisht nga konsumi me energji elektrike, ka të drejtë me ligj ta zgjedhë vetë burimin e furnizimit me enrgji. Pra në rast se konsumatori familjar do të furnzizohet nga një hidrocentral privat që është në Shqipëri, mund të lidhë kontratë me të dhe të furnizohet me cmim të parregulluar do ti nënshtrohet ligjit të kërkesës dhe ofertës. Është marrëveshje private. Por nëqoftëse do të jetë konsumator tarifor do të furnizohet me energji me cmime të rregulluara nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes. Ky është hapi i parë I liberalizimit I cili do të ndiqet me cmonopolizimin e CEZ Shpërndarje.