E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE: Të nisë urgjent dialogu mes palëve

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, u ka kërkuar kompanisë ACR dhe minatorëve të rinisin urgjentisht dialogun për gjetjen e një marrëveshje.

Në një deklaratë për shtyp METE thekson se është duke ndjekur me shqetësim situatën e rënduar në grevën e urisë së minatorëve të Bulqizë ndërsa i`u bën thirrje negociatorëve, drejtuesve, minatorëve si dhe palëve që akuzojnë njëra- tjetrën , të ndalojnë menjëherë lumin e akuzave të ndërsjellta që po përpiqen ta çojnë në rrugë pa krye këtë situatë.
 

“Miniera e Bulqizës është pasuri kombëtare dhe asnjë palë apo individ nuk duhet të luaj për interesa personale me këtë pasuri” thekson METE.

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës shpreh besimin e saj të plotë se me përgjegjshmëri dhe seriozitet janë të gjitha mundësitë për të arritur nënshkrimin e një marrëveshje sipas legjislacionit në fuqi dhe ligjit për koncesionet e huaja, që ti jap fund kësaj greve urie dhe të fillojë sa më shpejtë aktiviteti normal në minierën e Bulqisës.
 

“METE duke ndjekur nga afër zhvillimin e kësaj greve në kushte tepër të vështira inkurajon çdo sinjal pozitiv për nisjen e dialogut dhe zgjidhjen e ngërçit të krijuar” thuhet në deklaratën e METE-s.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›