CEZ, Dollapi inspekton punimet për rrjetin 20 KW në Koplik
KOPLIK - Administratori i “CEZ Shpërndarje” Sahit Dollapi ka inspektuar sot punimet në sistemimin e rrjetit 20 KW të energjisë elektrike, në qytetin e Koplikut të Rrethit Malësi e Madhe. Dollapi deklaroi se me këtë projekt zgjidhet përfundimisht problemi i furnizimit me energji elektrike në këtë qytet.
Administratori i “CEZ Shpërndarje” bëri të ditur se në ditët në vijim zbatimi i këtij projekti me 35 KW do shtrihet edhe në Velipojë, me qëllim që zona turistike të mos ketë më probleme me furnizimin me energji elektrike.
Ndërkohë në lidhje me nivelin e arkëtimeve, Dollapi thekson se treguesit janë përmirësuar ndjeshëm.
(er.nu/news24/BalkanWeb)