E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondet e BE-së, Hesse: Nuk varen nga statusi kandidat, por nga projektet

BRUKSEL – Ndërkohë që Partia Demokratike akuzon kryetarin e PS-së se me bllokimin e ligjeve për marrjen e statusit kandidat, i ka mohuar vendit fonde e financime të Bashkimit Europian, menaxheri i programit IPA për Shqipërinë, Johan Hesse, thekson se fondet e BE-së varen kryesisht nga projektet dhe bashkëpunimi midis institucioneve.

Gjatë një seminari të organizuar në Bruksel, Johan Hesse iu përgjigj pyetjes së gazetarit të “News 24”, Arbër Hitaj për këtë çështje, duke theksuar se fondet e BE-së nuk varen nga marrja e statusit kandidat.

Për menaxherin e programit IPA, me rëndësi për garantimin e fondeve janë projektet konkrete në bujqësi dhe infrastrukturë. 

Ndërkohë gjatë këtij seminari, kreu i zyrës për Shqipërinë në Drejtorinë e Zgjerimit të KE, Vassilis Maragos, vlerësoi progresin që ka bërë Shqipëria gjatë vitit të kaluar, por shprehu shqetësim për atë që ai e cilësoi si problematikë me implementimin e ligjit në vend.

“Shqipëria ka shënuar progres vitin e kaluar, por progresi i arritur duhet të vazhdojë më tej”,- deklaroi Maragos.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›