Selami takon Moore: KQZ, na takon ta zgjidhim mbi bazën e ligjit tonë
TIRANE - Pas takimit me kryetarin e PS-së, Edi Rama, zyrtari i DASH-it, Jonathan Moore zhvilloi një takim me kandidatin e PD-së për deputet, Eduard Selami. Pas takimit, Selami deklaroi për mediat se e garantoi Drejtorin për Europën Qëndrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, për angazhimin dhe vendosmërinë e PD-së për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe me standarde.
I pyetur nga gazetarët nëse zyrtari i DASH-it kishte sugjeruar gjatë takimit ndonjë alternativë të mundshme për zgjidhjen e ngërçit në KQZ, Selami theksoi se çështja e institucionit të zgjedhjeve duhet të zgjidhet mbi bazën e legjislacionit shqiptar.
“KQZ-ja është një problem që na takon ne shqiptarëve që ta marrim, mbi bazën e ligjit tonë. PD është e interesuar për funksionimi e KQZ-së me 7 anëtarë.”- deklaroi Selami.
(er.nu/BalkanWeb)