E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ Nderprerje vetem per siguri

Energjia

Ne lidhje me situaten ne zonen e Shkodres CEZ Shperndarja beri me dije dje se vazhdon te kete te organizuara grupe te gatshme 24 oreshe dhe strukturat e kompanise ne qytet vijojne te mbajne kontakt te vazhdueshem me shtabin e emergjences per eliminimin e defekteve dhe rrezikut qe paraqesin kabinat dhe linjat e tensionit te ulet e te mesem. Ne zonat e permbytura per arsye sigurie vazhdojne te jene te stakuara dhe mungon energjia ne disa rajone. Keshtu ne nenstacionin Shkodra 2 zonat me mungese dritash jane lagjja Lirija Xhabije Livadhe Darragjat Ura e Bunes kurse nga stakimi i linjes ne nenstacionin Bushat jane prekur zonat Mali i Jushit Trush i Poshtem Sumzi dhe Hotni.

CEZ Shperndarja njoftoi dje se po kontrollohen te gjitha kabinat qe me pare kane qene ne uje per mundesine e dhenies energji elektrike. Njekohesisht po monitorohet situata ne stacionin e pompave ne Dobrac si dhe ne hidrovorin Vilun.

Nderkohe gjate paradites se djeshme jane rregulluar defektet e ndodhura ne Fiderin A 6 dhe A 8 ne Tirane ne Fiderin 45 ne Shkozet ne Fiderin 1 ne Lushnje ne Fiderin 13 ne Selenice Fiderin 3 ne Kocul Fiderin Zagori ne Gjirokaster dhe Fiderin 5 ne Rrenc.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›