Kercet kallashnikovi ne mes te Beratit
Vritet me arme zjarri nje 38-vjecar vetem 50 metra larg Komisariatit te Beratit. Nderkohe qe dy persona te tjere kane mbetur te plagosur. Deri mbremjen vone te se martes policia nuk ka rene ne gjurmet e autoreve dhe ska pasur nje variant zyrtar per motivet e ngjarjes qe tronditen qytetin e Beratit pasditen e djeshme. Ngjarja ndodhi rreth ores 1815 minuta ne lagjen 30 Vjetori te ketij qyteti vetem 50 metra larg Drejtorise se Policise se Qarkut. Dy persona ende te paidentifikuar nga policia kane qelluar me arme zjarri ndaj Avdyl dhe Lefter Kondit kusherinj me njeri-tjetrin dhe shokun e tyre Aurel Qerja. Te tre keta persona mesohet se kane qene te ulur ne lokalin e marre me qira nga Avdyl Kondi. Burime nga vendi i ngjarjes bejne me dije se kane qene dy persona qe i jane ofruar verandes se lokalit ku ndodheshin tre burrat dhe kane qelluar me arme zjarri ne drejtim te tyre. 38-vjecari Avdyl Kondi banor i fshatit Starove ne rrethin e Beratit mesohet se ka gjetur vdekjen e menjehershme si pasoje e nje plage ne koke. Nderkohe qe dy te plagosurit e tjere jane derguar drejt spitalit te qytetit. Burime prane Repartit te Kirurgjise bejne me dije se rreth ores 1830 kane mberritur ne gjendje te rende per jeten Aurel Qerja dhe Lefter Kondi. Qerja mesohet se eshte paraqitur me nje plage arme zjarri ne kembe dhe nje tjeter ne bark nderkohe qe ka marre ndihmen e pare shendetesore por per shkak te gjendjes se rende per jeten mjeket vendosen transportimin e tij drejt Spitalit Ushtarak ne Tirane. 35-vjecari Qerja baba i dy femijeve u transportua drejt kryeqytetit per ndihme me te specializuar mjekesore nderkohe qe i plagosuri tjeter Lefter Kondi ndodhet aktualisht ne spitalin e Beratit nen kujdesin e mjekeve dhe ndodhet ne gjendje me te stabilizuar shendetesore. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur eksperte te policise se ketij qyteti te cilet nisen hetimet rreth ngjarjes. Nga keqyrja e vendit te ngjarjes policia ka bllokuar ne cilesine e proves materiale disa gezhoja te nje arme automatike. Per me teper se 60 minuta ekspertet e policise kane punuar ne vendin e ngjarjes duke hetuar mbi mundesite e gjetjes se gjurmeve te autoreve te ketij krimi te rende. Policia shoqeroi me pas ne komisariat dhjete persona te cilet po pyeten rreth kesaj ngjarjeje nderkohe qe ende nuk ka autore te identifikuar. Nga marrja ne pyetje e personave qe kane qene deshmitare ne vendin e ngjarjes eshte mesuar se autoret jane afruar ne lokalin e marre me qira nga viktima Avdyl Kondi i cili ndodhej me kusheririn e tij Lefterin dhe shokun e tyre Aurel Qerja dhe pasi ka debatuar per pak minuta kane qelluar ne drejtim te tyre dhe me pas jane larguar ne nje rrugice te lagjes 30 Vjetori. Sipas burimeve te policise hetimet jane shtrire ne disa pista qe nga larja e hesapeve deri tek ajo e grindjes se castit. Viktima baba i kater femijeve mesohet se pak kohe me pare kishte marre me qira nje lokal ne lagjen 30 Vjetori nderkohe qe sipas policise nuk ka pasur precedente penale te meparshem. Policia po punon per te hedhur drite mbi ngjarjen dhe identifikimin e autoreve te saj.