E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ Shpërndarje: Pa energji disa zona në kryeqytet, si pasojë e një defekti

TIRANË- CEZ Shpërndarje njofton konsumatorët për ndërprerjen e energjisë në disa zona të kryeqytetetit.

Shkak për ndërprerjen është bërë një defekt në nënstacionin e Autotraktorëve.

Për pasojë energjia elektrike do të mungojë në Sanatorium në Rrugën “Pjetër Budi e “3 vëllezërit Kondi”.

Sipas CEZ, po punohet për riparimin e defektit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›