Topi takon Arvizun: Nesër FRD vendos për koalicionin parazgjedhor
TIRANË- Kreu i FRD-së Bamir Topi ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizin, me të cilin ka biseduar për situatën politike.
Pas takimit, Bamir Topi ka bërë me dije se FRD-ja pritet të vendosë deri nësër për koalicionin parazgjedhor.
Bamir Topi kishte deklaruar më herët se FRD-ja do hynte e vetme në zgjedhje, por sot ka lënë të hapur mundësitë e koalicionit me forcat e tjera.
“Ishte një bisedë pune dhe pse jo, midis miqve. Le t’ja lëmë ditës së nesërme për të njoftuar. Do ketë të reja deri nesër”, tha Topi.
Kryetari i FRD-së, duke komentuar situatën e krijuar në KQZ, tha se "KQZ nuk mund të ndryshojë pas miratimit në Kuvend".
“Është një gafë dhe defekt i parlamentit, që cështjen e KQZ e trajton si cështje partish. Ky një defekt i rëndë i perceptimit të demokracisë. Unë uroj që KQZ të administrojë me përgjegjësinë e ligjit”, tha Topi më tej.
(m.a/BalkanWeb)