E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lesi: Sot vendosim për koalicionin parazgjedhor, oferta e PD e shkëlqyer

TIRANË- Kreu i LDK-së Nikollë Lesi paralajmëron se sot partia do të vendosë për koalicionin parazgjedhor.

Pasditen e sotme rreth orës 18:00 është parashikuar edhe mbledhja e kryesisë së partisë me qëllim marrjen e një vendimi përfundimtar në lidhje me koaliconet. Sipas Lesit, fitorja e koalicionit vendoset nga pesha demokristiane.

Në mesditë kreu i LDK, Nikollë Lesi iu drejtua selisë blu, ku pritet të zhvillojë një takim me anëtarët e grupit negociator të PD-së në lidhje me koalicionin parazgjedhor. 

“Në cilësinë e kreut të LDK erdha në selinë e PD si lokomotiva e koalicionit të fitores së 23 qershorit, dëgjova ofertën e PD, në orën 18:00 zhvillohet mbledhja e LDK-së ku do parashtroj ofertën. Për mua është ofertë e shkëlqyer, bashkëpunuese dhe përfaqësuese dhe mendoj se demokristikanët do ishin përfaqësuese. Unë kam qenë me takim edhe zotin Rama. Oferta e PS u shqyrtua deri tani nga kryesia. Do i kaloj të dy ofertat. Për mua një votë jam por e rëndësishme e partisë time. Mendoj se duhet të ngelim në këtë koalicon pasi shohim forca që ecin para. Kam qenë kritik me disa gjëra, por do jem edhe me kritik se kjo është natyra ime. Nëse nuk do jem deputet do vi në vendin e ndonjërit për ti marrë kamerat ndonjërit”, tha Lesi.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›