E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu shpall "Kuvendin Krahinor Autonom Serb"

MITROVICE-Përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës kanë shpallur themelimin e “Kuvendit të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”.

Për shkak të rrethanave në të cilat po themelohet, ky “kuvend” do ta ketë karakterin e përkohshëm, është thënë në tubimin e sotëm të mbajtur në Mitrovicë, në shenjë kundërshtimi me marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më 19 prill.

“Kuvendi do t’i ketë aktet e përkohshme dhe do të vlejë deri në nxjerrjen e ligjit të posaçëm për autonominë esenciale të", siç thuhet, “Krahinës autonome të Kosovës dhe Metohisë”.

Po ashtu, ky "kuvend" do të ketë për detyrë që të mos lejojë zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilën e kanë quajtur të turpshme.

(d.b/REL/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›