Gjermani-Shqipëri, bashkëpunim në fushën e energjisë nga era
Gjermania do të japë kontributin e vet në sektorin e energjisë së rinovueshme në vendin tonë. Duke qenë se ky sektor është i rëndësishëm për bashkëpunimin gjermano-shqiptar për zhvillimin ekonomik, në kuadër të integrimit në BE, vendi ynë do të jetë pjesë e këtij procesi me prodhimin e energjisë nga era, me mbështetjen e Gjermanisë.
Sipas përfaqësuesve të Shoqatës Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar “GIZ”, ky proces synon rritjen e eficiencës energjetike me 20% dhe reduktimin e emetimit të dioksidit të karbonit. Bashkëpunimi ekonomik gjerman, në koordinim me qeverinë shqiptare, përqendrohet ndër të tjera në sektorët e furnizimit me energji elektrike dhe mbrojtjen e mjedisit.