CEZ djeg nje shtepi ne Fushe Kuqe. Shkak luhatja e energjise

Luhatjet në rrjetin e energjisë elektrike kanë shkaktuar nje shkëndijë që ka djegur tërësisht shtëpinë e Rrok Marashit, në fshatin Patok të Komunës Fushë- Kuqe. Banorët e shtëpisë kanë qenë në gjumë, kur janë njoftuar për zjarrin nga fqinjët e tyre . Zjarrfikset e mbërritura në fshatin Patok nuk kanë mundur të shpëtojnë asgje nga shtëpia, por arriten të izolojnë zjarrin, duke shmangur rrezikun për banesat pranë.