Perfundon rikonstruksioni i Ures teknologjike
Përfunduan punimet në urën pranë shkollës tekonologjike që është nyja lidhëse mes unazës së vogël dhe unazës së madhe. Ura e re sikurse ishte premtuar, u inagurua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. ai kërkoi durimin e qytetarëve edhe për akset e tjera që janë në rikonstruksion dhe sjellin dhe trafik. "Sikundër e parathamë përpara festave të fundvitit neve sot e bëjmë këtë urë të kalueshme. Ura si vepër përfundoi, por puna vazhdon", tha Edi Rama, kryetar i bashkisë së Tiranës.
Nga ana tjetër kryebashkiaku iu rikthye debatit për unazën e madhe duke fajësuar pushtetin qëndror për mbetjen pezull të projektit. "Dua të shpreh keqardhjen që sot ne nuk jemi duke lëvizur me të njëjtin ritëm paralelisht me unazën e re të madhe të Tiranës për arsye se ajo unazë është marr peng nga pushteti i votave të vjedhura që kërkon me mjetë tërësisht të vjetra dhe të konsumuara prej 10 vjetësh, të egërsojë dhe të inatos qytetarët me bashkinë duke i vënë përpara situatash të vështira që ne do ti kishim zgjidhur në rast se nuk do të na ishte ngritur përpara pengesa e mos arsyes së pushtetit", tha Rama.
Rikonstruktimi i ures teknologjike eshte cilesuar si mjaft i rendesishem per clirimim nga trafiku kaotik i ketij aksi mjaft problematik. Pas rikonstruktimit ura ka nje gjeresi prej 30 metra, dy kalime dhe e pajisur edhe me trotuar per kombesoret dhe ndricim.
Guina Hoxha