E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e Marty Visha Lajthitje proceduriale

Ish prokurori i organit te akuzes Ardian Visha ka reaguar ndaj raportit te Dic Martit dhe akuzave te ketij te fundit per mosbashkepunim nga pala shqiptare ne hetimet e zhvilluara ne Burrel gjate vitit 2004. Sipas Vishes leterporosia e ardhur nga Haga eshte marre ne konsiderate nga autoritetet shqiptare ndersa karakteri i vizites se hetuesve te tribunalit nuk ka qene eksplorues sic pretendohet por i mirefillte procedurial.

"Duke mos konsideruar tërësinë e raportit të Dick Marty pasi nuk do të ishte në kompetencën time, unë konsideroj lajthitjen e tij në atë pjesë timen që pretedon mosbashkëpunim të autoriteteve shqiptare, apo gjoja një vizitë të karakterit eksplorues në Burrel. Jo, nuk është e vërtetë, që nuk kanë bashkëpunuar autoritetet shqiptare, sikurse nuk është e vërtetë fakti që vizita e bërë në Burrel nuk ka qenë e karakterit eksplorues po ka qenë një vizitë e mirëfilltë, një veprim procedurial hetimor me tërësinë e teknikës që të paktën drejtuesit e Hagës kishin në dispozicion, natyrisht superiore ndaj tonës. Ne kemi siguruar të gjitha kushtet për tu realizuar ky veprim hetimor duke mos sjellë absolutisht as më të voglën pengesë qoftë në kohë, qoftë në mjete qoftë në praktikë", tha Ardian Visha, ish funksionar i Prokurorisë së Përgjithshme.

Gjate vitit 2004 ne Shqiperi kane mberritur eksperte te tribunalit te Hages te cilet kane kryer hetime ne zonen e Burrelit per pretendimet e  trafikut te organeve.Nga hetimet rezultoi se nuk kishte asnje prove te ketij trafiku ne te ashtuquajturen shtepi e verdhe.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›