Lufta kunder krimit te organizuar marreveshje Shqiperi- Britani

Shkëmbimi i informacionit mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe për luftën ndaj krimit. Kjo është marrëveshja dypaleshe që ka nënshkuar ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar Fiona Mcllwham. Duke e cilesuar si nje marreveshje e cila do e jape frytet e saj shume shpejt Basha tha se Shqiperia do te kthehet ne vendin me koston më të lartë dhe fitimet më të ulëta për krimin e organizuar.
“Jam i bindur që nënshkrimi i marrëveshjes së sotme do të japë rezultate të prekshme brenda një kohe të shkurtër duke forcuar bashkëpunimin midis dy vendeve tona, duke demostruar edhe një herë vullnetin e hekurt të qeverisë për tolerancë zero kundër krimit të organizuar dhe për ta bërë Shqipërinë vendin me koston më të lartë dhe fitimet më të ulta për krimin e organizuar dhe krimin ndërkufitar” tha Basha.
Sipas ambasadores Britanike marreveshja krahas forcimit te ligjit dhe rendit do te sherbeje dhe ne integritetin e kufijve.
“Krimi i organizuar paraqet një kërcënim shumë real dhe te rrezikshëm për të dyja vendet tona. Me krijimin e këtij shkëmbimi informacioni me Shqipërinë, ne synojme te sigurojmë se ata të cilët mendojnë se mund të kalojnë kufijtë dhe të kryejnë krime në mënyrë anonime të gjenden dhe të sillen para drejtësisë” tha Mcllwham.
Nenshkrimi marreveshjes pritet te zbatohet ne mjaft sektore ne luften kunder krimit ndersa mendohet se do te jape rezultate ne evidentimin e elementeve kriminale pasi ne Britani jeton nje komunitet i gjere shqiptar.
Julian Kasapi
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 22 dhjetor 2010 )