E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi nderon dhjetoristet 90

Presidenti i Republikës, Bamir Topi nderoi Grupimin "Dhjetor ‘90” me Urdhrin “Nderi i Kombit” në një ceremoni zyrtare të organizuar në mjediset e Presidencës. Kryetari i Shtetit, në shenjë vlerësimi i dorëzoi Kryetarit këtij Grupimi, zotit Bislim Ahmetaj urdhrin e lartë dhe dekretin përkatës me motivacionin: “Për kontribut madhor e vetëmohim të jashtëzakonshëm në vendosjen e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri, për shembjen e sistemit diktatorial e rrëzimin e simboleve të komunizmit, si dhe për ruajtjen me besnikëri e përçimin e vlerave demokratike e atdhetare.

Presidenti theksoi se të drejtat e njeriut dhe barazia njerëzore para ligjit, të kërkuara me forcë nga studentët dhe pedagogët në atë dhjetor të ftohtë e të lagësht të vitit ’90-të shërbyen si paraprijës të atyre standardeve dhe parimeve demokratike që na mundësuan sot të jemi anëtarë të NATO-s dhe të aspirojmë për t’u bërë edhe zyrtarisht pjesë e familjes së madhe evropiane.Jashte fjales se tij nuk mbeti ish lideri i dhjetorit Azem Hajdari  per te cilin tha se ka qenë njeri i aksionit, njeri i veprimit, njeri i mbrujtur fort me vetëmohim.

Alsat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›