E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ-i njofton ndërprerje të energjisë, shkak defektet në rrjet

ENERGJI-ATiranë- Kompania energjitike CEZ shpërndarje deklaron se në disa qytete të vendit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Shkak për këtë, sipas kompanisë, janë bërë disa defekte, për të cilat po punohet për ti riparuar.

Kompania njofton se në Tiranë vendet ku nuk do të jetë energji elektrike janë Kodra e Diellit, tek Kopshti Botanik dhe në Qesarakë.

Gjithashtu do të ketë ndërprerje të energjisë edhe në Durrës, në fshatin Rinia dhe rrethinat.

Në qytetin e Librazhdit nuk do të ketë energji në fshatin Floq dhe Dragostunjë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›