E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ kërkon rritjen e energjisë për familjarët

E përkthyer në para, CEZ kërkon rritjen e çmimit me 14.2 lekë nga 13.5 lekë që është aktualisht, ndërsa për konsumatorët që harxhojnë më pak se 300 kilovat, tarifa kërkohet të jetë 8 lekë, nga 7.7 lekë që është aktualisht (pa TVSH). 

Propozimi  i CEZ është bërë më 1 shtator të këtij pranë ERE-s, ndërsa ky institucion pritet të shqyrtojë kërkesën në vijim. CEZ Shpërndarje ka paraqitur disa arsyet se pse kërkon rritjen e çmimit, si: inflacioni-Banka e Shqipërisë deklaroi një rritje të inflacionit në nivelet 3.6%; rritja e çmimit të energjisë elektrike që importohet apo blihet nga tregjet ndërkombëtare, si dhe kostot që burojnë nga ndryshimet e fundit ligjore, të cilat lidhen me detyrimin e CEZ Shpërndarje për të bërë verifikimin fillestar dhe periodik të matëseve nga një laborator i pavarur, kundrejt tarifave të miratuara me një urdhër të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë. /Start/

                                                                                             2011-09-28 09:21
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›