Strehimi me kredi deri në 2014-ën
27/09/2011 Zbardhen projekte për përfitimin e kredive dhe interesave sipas programit për tre vitet e ardhshme
Numri i familjeve që do të përfitojnë interes 0%, 3%, 4% pranë BKT-së
Projekti i kreditimit të lehtësuar të strehimit është pjesë e programit të Banesave me Kosto të Ulët. Qeveria ka programuar sa do të jetë numri i familjeve që pritet të përfitojnë nga ky program deri në vitin 2014. Ky është një projekt partneriteti shtet sektor privat bankar dhe synon të adresojë problemet e akumuluara të strehimit. Disponimi i banesës në pronësi është forma më e preferuar e strehimit të familjeve shqiptare. Projekti i vjen në ndihmë familjeve që kanë aplikuar pranë bashkive për strehim. Ai synon njëkohësisht të mbështesë tregun e banesave, në mënyrë të veçantë tregun dytësor, ku përfshihen banesa që shiten për herë të dytë, siç janë banesat e privatizuara. Kushtet e përcaktuara nga MPPT, kufizojnë çmimin e blerjes së banesës, duke iu referuar një çmimi mesatar, kufizojnë sipërfaqen e banimit që mund të blihet, për të cilën familjes i subvencionohet interesi i kredisë. Në vijim, projekti synon të gjallërojë edhe tregun privat të kredive hipotekore, duke krijuar konkurrencë në termat e kreditimit.
Projekti
Një prej projekteve përfshin familjet që përfitojnë kredi me interes 3% pranë BKT subvencionohen për pjesën e mbetur të interesit. Objektiv i projektit është të sigurojë kushtet për strehimin e 17% të familjeve që kanë aplikuar pranë bashkive në vitin 2011, kushte për rreth 20% të familjeve që kanë aplikuar pranë bashkive në vitin 2012, kushtet për rreth 20% të familjeve që kanë aplikuar pranë bashkive në vitin 2013 dhe kushtet për strehimin e rreth 23% të familjeve që kanë aplikuar pranë bashkive deri në 2014-ën. Sipas programit, në 2011-ën pritet të përfitojnë 829 familje, në 2012-ën 1077 familje, në 2013-ën 1026 familje dhe në 2014-ën pritet të përfitojnë 1120 familje. Sa i përket produktit të projektit për familjet që përfitojnë kredi me interes 0% pranë BKT-së, bëhet fjalë për 405 familje përfituese në 2011, 539 familje përfituese në 2012-ën, 505 familje përfituese në 2013-ën dhe 556 familje përfituese në 2014-ën. Sa i përket familjeve që përfitojnë kredi me 4% interes pranë BKT, ato do të subvencionohen për pjesën e mbetur të interesit. Pritet që të jenë 47 familje përfituese në 2011-ën, 60 familje përfituese në 2012, 60 familje përfituese në 2013-ën dhe 78 familje përfituese në 2014-ën. Ndërsa sa i përket produktit për familjet që përfitojnë kredi pranë Raiffeisen Bank, theksohet se produkti është krijuar gjatë periudhës 1996-2000, por për shkak të afatit 20-vjeçar të kredisë vazhdon subvencionimi i interesit. Janë 417 familje përfituese në 2011-ën, po kaq, 417 familje përfituese në 2012-ën, numri shkon në 0 në 2013-ën dhe më pas bëhet fjalë sërish për 417 familje përfituese në 2014-ën. Niveli minimal dhe maksimal i të ardhurave të familjeve, sipas strukturës së apartamentit që ato përfitojnë, është përcaktuar me vendim, ndërsa niveli maksimal i të ardhurave është kriter skualifikues nga ana e bashkive.