Publikohet Portali i Biznesit me ligjet e qeverise ndaj tij
Të gjitha bizneset tashmë do të kenë në dispozicion të tyre regjistrin elektronik për legjislacionin e biznesit.
Nëpërmjet faqes zyrtare të këtij portali, bizneset do të mund të informohen në lidhje me vendimet e qeverisë që prekin direkt zhvillimin e biznesit në vend.
Eno Bozdo, zëvendës-ministër i Ekonomisë sqaron se nëpërmjet këtij portali, bizneset do të mund të jenë pjesë e vendimmarrjeve të qeverisë për hartimin e projektligjeve apo reformave të reja që kanë të bëjnë me biznesin.
Çdo legjislacion i qeverisë dhe vendimarrje e saj që prek direkt bizneset shqiptare do të jetë tashmë e publikuar online, në regjistrin elektronik për legjislacionin e biznesit.
Bozdo deklaron se kjo nismë do të rrisë më tej bashkëpunimin mes qeverise dhe biznesit.
Ai sqaron se përmes kësaj faqeje përfaqësues të bizneseve do të kenë mundësi të jenë pjese e vendimmarrjeve të qeverisë për hartimin e ligjeve apo reformave të reja për biznesin.
Për të mirëmbajtur këtë portal, është miratuar një urdhër i Kryeministrit, i cili përcakton detyrat dhe përgjegjësitë për ministritë e linjës në përditësimin e informacionit te vlefshëm në këtë faqe.