E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ kundër vendimit të ERE-s: Dëmton investimet

CEZ bën me dije se nga vendimi i djeshëm, ka pësuar një ulje prej 19% të tarifës së shpërndarjes dhe shitjes së energjisë elektrike.

“Tarifa fundore është mbajtur në të njëjtin nivel edhe pas rritjes prej 91% të tarifës të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) dhe rritjes prej 8.3% të tarifës së Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST)”, bën me dije kompania. Sipas CEZ, ky vendim nuk është në linjë me parakushtet e caktuara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Korporatës Financiare Botërore (IFC) për lëvrimin e huas 65 milion Euro, “që CEZ Shpërndarje ka marrë në mënyrë që të përmbushe planin e investimeve”.

 “Në këtë kontekst, ky vendim do të këtë ndikim te madh në situatën financiare të kompanisë dhe në sasinë e investimeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri. Ulja prej 19% e tarifës për CEZ Shpërndarje u arrit edhe për shkak të një reduktimi të madh në shpenzimet operacionale (OPEX), përfshi këtu edhe pagat e punonjësve”, thuhet më tej. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-12-16 16:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›