E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 26-vjeçari pas 13 operacionesh

Operacioni i koduar “Snajper 3”, përfundoi sot në mëngjes me arrestimin e shtetasit Dedë Hasanaj, 26-vjeç, lindur e banues në fshatin Nicaj, Komuna Shalë.

Arrestimi i 26-vjeçarit u bë pas 13 operacionesh të policisë. Ai është dënuar me 22 vite burgim, për veprën penale “Vrasje në rrethana të cilësuara, e kryer në bashkëpunim, kundër më shumë se një personi” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.

Policia e Shkodrës bëri me dije se Hasanaj, më datë 04.04.2011, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Zek Ndue Tonaj dhe ka plagosur rëndë shtetasin Ndue Tonaj.

Kapja e 26 vjeçarit, u bë e mundur, në afërsi të banesës së tij, në fshatin Nicaj, pikërisht në një zonë të pyllëzuar, në sajë të një operacioni, i cili zgjati për më se 6 orë. Sa më sipër po kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Dedë Hasani, do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-12-16 10:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›