E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi Meta-Prifti vazhdojne skandalet e prokurorise

Ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor i procesit gjyqësor për video-përgjimin “Meta –Prifti”. Në seancën e 6 janarit 2012 prokuroria do të lexojë pretencën për ish-zv/kryeministrin Ilir Meta i akuzuar për korrupsion. Séanca e sotme ka vijuar me skandalet e prokurorisë e cila është ka kërkuar që të administrohen si prova lajme të marra nga faqe të ndryshme interneti të disa mediave të ndryshme dhe që për më tepër prokurori Sheshi ka deklaruar se keto lajme kanë shërbyer për regjistrimin e veprës penale.
Prokuroria gjithashtu ka kërkuar të administrohen si provë edhe DVD dhe transkripti i bisedës së Dritan Prifti me drejtuesin e një prej emisioneve politike të transmetuar vetëm dy pas transmetimit të video-përgjimit në një nga tv kombëtare. Sipas organit të akuzës ka shërbyer kryesisht për nisjen e procedimit penal ndaj Ilir Metës. Prokuroria më par kishte deklaruar se nisja e procedimit penal është bërë nga video-përgjimi ndërsa me kalimin e seancave ka hequr dorë nga disa prej provave e ndërsa sot deklaroi se indicjet e procedimit penal kanë qenë lajmet në faqet e internetit dhe biseda e Dritan Priftit në një emission politik.
Debate ne séancë ka patur lidhur edhe me dëgjimin, shikimin dhe transkriptimin e video përgjimit nga ana e trupit gjykues në sallë. Kjo gjë është kundërshtuar nga avokatët mbrojtës Veleshnja dhe Serjani pasi sipas tyre dëgjimi dhe shikimi në sallën e gjyqit është i panevojshëm dhe se për këtë është edhe akt ekspertiza e ekspertëve të caktuar nga gjykata.
Gjykata e Lartë ka vendosur të përjashtojnë si prova lajmet e marra nga faqet e internetit, DVD me transkripetet e bisedës së Priftit në një nga emisionet e transmetuara në media si dhe ka përjashtuar dëgjimin e shikimin e video-përgjimit. Ndërkohë trupi gjykues ka vendosur të administrojë të gjitha provat e paraqitura nga mbrojtja, kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Dritan Priftit në vitin 2002 pasi e akuzonte këtë të fundit për vjedhje të pasurive shtetërore. Pa ashtu do të merret si provë dëshmia e biznesmenit Fatmir Merkaj i cili në sallën gjyqsore deklaroi se Dritan Prifti i kishte kerkuar peshqesh. Një nga provat e paraqitura nga Veleshnja dhe Serjani e që do të merret në konsideratë nga gjykata është edhe aktmarrëveshja e datës 10 shkurt e vitit 2010 mes firmës së “Tea Kontruksion+Armo+Albepetrol”.
Marrëveshja që paracakton si fituese 2 javë para zhvillimit të tenderit për naftën bruto firmën ku bashkëpronare është gruaja dhe daja i Dritan Priftit. Tashmë procesi ka kaluar në fazën e konkluzioneve përfundimtare të palëve në proces.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›