E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova në Shengen, BE: Me 19 janar fillon dialogu

Bruksel- Dialogu për liberalizimin e vizave mes Kosovës dhe Bashkimit Europian do të fillojë më 19 janar të 2012-ës. Kështu janë shprehur zyrtarët e BE-së dhe Kosovës.

Mesohet se kjo datë i është propozuar nga Komisioneres për çështje të brendshme të BE-së Cecilia Malmstrom, ministri të brendshem Bajram Rexhepit.

Më herët krerët e Bashkimit Europian i refuzuan Serbisë statusis e vendit kandidat për anëtarësim, ndërsa miratuan propozimin e KE-së për të nisur dialogun për vizat me Kosovën.

Po ashtu asaj ti ofrohen marrëdhëniet tregtare, si shpërblim i dialogun me Beogradin për zgjidhjen e çështjeve të interesit të përbashkët për dy vendet.

Sipas qeverisë e Kosovës këto zhvillime shënojnë një kapitull të ri historik në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ndërkaq kreu i qeverisë kosovare Hashim Thaçi deklaroi se ka shume sfida në fushën e rendit e ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe reformën e administratës publike, por tregoi bindjen se këto kritere do të përmbushen sa më parë që është e mundur.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›