CEZ lë në terr shumë zona, në Kurbin protestë

Në Kurbin sot qindra banorë dolën në protestë për mungesën e energjisë prej javësh, ndërsa në Tiranë shumë zona janë në errësirë prej ditësh.
Sot, sërish CEZ-i shpërndau njoftimin e radhës ku lajmërohet se do të ketë ndërprerje energjia në disa zona të kryeqytetit, duke përmendur rrugën “Riza Cerova”, “Thanas Ziko”, “Jordan Misja”, “Siri Kodra”, etj, ndërsa zona në të tëra në rrethinat e kryeqytetit, tashmë ndërprerjet e energjisë janë bërë të zakonshme dhe pa ndonjë orar të caktuar.
Sipas CEZ, ndërprerja e energjisë sot në rrugët e sipërpërmendura do të vazhdojë nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Shkak janë punimet që po kryhen në nënstacionin Dinamo në Tiranë.
Ndërkohë, sot në mëngjes qindra banorë protestuan para zyrës së Kompanisë CEZ Shpërndarje në rrethin e Kurbinit. Banorët shprehet se kanë më shumë se një muaj që nuk janë furnizuar me energji elektrike, ndërsa përballë neglizhencës së kompanisë çeke, ata kanë zgjedhur të protestojnë.
Mëngjesin e sotëm më shumë se 100 banorë të fshatrave përreth Kurbinit, kanë tentuar të hyjnë brenda zyrave të kompanisë, por janë ndaluar nga policia.
Banorët janë përplasur me forcat e rendit, të cilët po mbajnë nën kontroll situatën. Në zona të tëra të vendit, banorët rrinë me energji elektrike për orë të tëra për shkak të defekteve që rrallë marrin zgjidhje./S.Ll/Start/
2011-11-09 09:38