Ngrihet fabrika e shkatërrimit të makinave të vjetra
Fabrika është vendosur Xhafzotaj në Durrës, dhe atje do të bëhet shkatërrimi i automjete të prishura.
Me anë të kësaj teknologjie synohet trajtimi dhe riciklimi i mbetjeve metalike me një produkt final njëqind për qind të padëmshëm.
Kryeministri Sali Berisha i pranishëm në përurim, tha se industria e riciklimit është një industri jetike për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit, mbajtjen e një mjedisi të shëndetshëm, por edhe një industri që punëson një numër të konsiderueshëm punëtorësh. Njëherësh, theksoi Kryeministri, ky investim, në kohën e krizës që ka pllakosur vendet e rajonit e më gjerë, dëshmon për besimin e investitorëve të huaj tek Shqipëria dhe politikat ekonomike dhe fiskale të qeverisë shqiptare. Berisha vizitoi impiantin dhe u njoh me procesin teknologjik të riciklimit të automjeteve.
"Këtu merren makinat me vajra, bateri e gjithfarë kanë. Çdo gjë zbërthehet, ambalazhohet dhe largohet. Ujërat kanë impiantin e përpunimit dhe dalin të pastra njëlloj si ujërat e pijshëm. Ndaj do të ftoja mjedisorët ta vizitojnë impiantin, të prekin dhe të kontrollojnë standardet e shkëlqyera. Kjo është një kompani gjigante botërore dhe ka degët e saj nga Shtetet e Bashkuara, në gadishullin Skandinav dhe kudo në botë. Besoj se ky është investimi më i mirë që mund t'i bëhet mjedisit në këtë vend, për ta shpëtuar nga skeletet dhe për ta mbrojtur atë”, shtoi ai. /Start/
2011-11-08 19:05