E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapshticë, ndalohet i dënuari me 7 vite burg

Policia e Korçës bëri me dije se është arrestuar shtetasi i shpallur në kërkim Ektor Lipe, 27-vjeç, banues në fshatin Mborje-Korçë.

Ky shtetas u arrestua teksa tentonte të dilte nga Shqipëria nëpërmjet kësaj pike kufitare. 27 vjeçari është dënuar me 7 vite burg për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes se narkotike”. Materialet për këtë rast do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje te mëtejshme. /Start/

                                                                                             2011-11-09 09:24
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›