E Diel, 1 Nëntor 2026

Guinea Bisao, Ushtria prangos Presidentin dhe Kryeministrin

Ushtria e shtetit afrikan Guinea Biosao ka arrestuar gjatë puçit ushtarak presidentin kalimtar Raimond Perreira, deklaroi sot për agjencinë AFP njëri nga rojat e tij personale. Sipas tij, presidenti kalimtar u arresua mbrëmë në rezidencën e tij dhe u dërgua në drejtim të panjohur.

Edhe kryeministri Carlos Gomes Jr eshtë arrestuar mbrëmë, pas sulmit mbi rezidencën e tij, deklaroi bashkëshortja e kryeministrit për agjencinë franceze të lajmeve.

Ushtria e Guinea Bisaos njoftoi sot se ka bërë grusht shteti për arsye se ka zbuluar arritjen e një marrëveshje të fshehtë ushtarake të krerëve të shtetit me Angolën.

Këshilli i Sigurimit të KB-ve ka dënuar puçin ushtarak në Guiena Bisao dhe ka kërkuar që në këtë shtet afrikano-perëndimor të rivendoset pushtetiu civil.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›