E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton vrasje per faturen e telefonit

Një faturë telefoni e papaguar, me vlerë prej nëntë mijë lekësh, është bërë shkak të  sulmojë me makinë shokun e tij, duke I shkaktuar fraktura të rënda, dhe gjendje kritike për jetën.  Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit te Tepelenës dhe autori i saj është 37-vjeçari, Neritan Beja, tashme i arrestuar. Beja ka debatuar fillimisht me Redinjal Abazin 22 vjeç i cili nuk kishte paguar shumën prej 9 mijë lekësh, që kishte detyrim për një numër me kontratë ne emer te autorit. Kjo ka bërë që dy personat të konfliktohen fillimisht me grushte, por pasi Beja ka hipur në makinë dhe ka tentuar ta shtypë 22- vjeçarin. Abazi është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës “Omer Nishani” dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e plagëve të marra.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›