Komisioni i Ekonomise miraton ne parim projekt-buxhetin 2012
Miratohet në parim projekt-buxhetiti 2012 në komisionin parlamentar të Ekonomisë.
Votimi u bë vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita e kundërshtoi draftin dhe krijoi tension.
Në mbledhjen e fundit të diskutimeve parimore, e cila nuk kaloi pa tension, u shqyrtuan raportet e çdo komisioni ku ka kaluar projektligji i buxhetit.
Nga e opozitës, u pretendua se buxheti nuk plotëson nevojat e shumë institucioneve.
Në përgjigje të këtyre pretendimeve, deputetet e mazhorancës thanë se opozita nuk jep asnjë ide apo propozim konkret, por bën vetëm propagandë.
Kryetari i komisionit, Edmond Spaho deklaroi se raporti final i votimit në parim, do të reflektojë edhe qëndrimin e opozitës.
Votimi në parim i draftit të buxhetit 2012 mbyll ciklin e diskutimeve në komision për t’i hapur rrugën e diskutimit dhe votimit në parim të tij në seancë plenare.
Deputetët e opozitës kanë kërkuar që kjo seancë të mbahet ditën e premte, në datën 25 nëntor.