E Diel, 1 Nëntor 2026

Cili do te jete roli i Bankes Qendrore Evropiane

Banka Qendrore Europiane vijon të mbetet në qendër te diskutimeve të lidereve dhe ekspertëve ndërkombëtarë. Roli që institute i Frankfurtit duhet të mbaj në shpëtimin e krizës së borxhit Sovran, i ka pozicionuar vendet në qëndrime të ndryshme. Të mërkurën Komisioni Europian do të vlerësojë planin që do të përdoret për emetimin e Eurobondit. Të quajtura ndryshe dhe bondet e stabilitetit, janë obligacione europiane të titujve të përbashkët të vendeve të Euros. Cilat jane Hipotezat për të arritur në emetimin e Eurobondit sëbashku edhe me vigjlencën mbi llogaritë publike.

Po cilat janë tre propozimet?

E para ka të bëjë me situatën e emetimit të titujve public kombëtar me Eurobondin dhe me këtë veprim nuk do të ketë më obligacione nga secili shtet. Hipeteza tjetër lidhet me një mbështejte parciale të Eurobondit. Ndërsa alternative e tretë , e konsideruar si më e shpejta, por edhe më duhura, është një mbështetje parciale pa garancinë e mëtejshme. Brukseli mbështet idenë e një agjencie europiane për menaxhimin e borxhit Sovran dhe të krizës. Por nga Berlini, deklaratat ekëtyre ditëve si nga zëdhënësi i qeverisë Merkel, ashtru dhe nga ministri i financave, Schauble, njoftohet se Eurobondet nuk duhen parë si një kurë e përshtatshme për krizën. Schouble është shprehur i prerë se nuk do të lejoj që BQE të kthehet në një huadhënëse e momenteve të fundit. Ai ka përjashtuar kthimin e Eurotouerit në një model si Rezerva Federale Amerikane, për të gjetur zgjidhjen e krizës së borxhit sovrna të Eurozonës.

Komisioni europian mendon se emetimi i eurobondeve mund të jap efekte të menjëhershme positive mni krizën. Në konferencën për shtyp nga Brukseli presidetni i KiE, Rompuy, i ka konsideruar eurobondet si lëvizje të borxhit public, duke thënë se kjo ide mund të shërbejë në një periudhë të shkurtër, në kuadrin e një serie masash që do të disiplinojnë llogaritë publike.

Por edhe financieri miliarderë George Soros, ka këshilluar se është shumë e nevojshme për Europën që BQ të kthehet në kredituesen e emergjencës. Sipas tij Eurozona po kalon një periudhë të vështirë të ngjashme me atë të sistemit financiar të 2008. Nëse nuk reagohet menjëherë presionet e mëtejshme mbi tregjet do të shtohen deri në atë pikë sa të përkeqësojnë performancën e titujve shtetëror europianë. Financieri amerikan ka sugjeruar mënyrën se si mund të veprojë BQE. Mënyra më e mirë dhe e shpejt sipas Sorros, është vendosja e një tavani maksimal mbi interesat e bonove qeveritare që emetohen nga ato qeveri që aplikojnë politika fiskale të përgjegjshme dhe që nuk janë subject i programeve rregulluese.

Duke fiksuar një tavan maksimal në 5% dhe duke pakësuar interesat Banka mund të blejë bono në mënyrë të pakufizuar, ka sugjeruar Soros. Gjithsesi mbi rolin e institutit më të lartë financiar të Europës, do të flitet në takimin e radhës në Bruksel, mes liderëve të Eurozonës. Arritja e një konsensusi do të jetë e vështirë, pikërisht mbi qëndrimet e ndryshme që vet krerët e Europës, mbajnë mbi këtë funksion të BQE.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›