E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moisiu Mesic dhe Sejdiu qytetare nderi te Shengjinit

Ish-presidentët e Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë , Stipe Mesiç, Fatmir Sejdiu dhe Alfred Moisiu janë tashmë qytetarë nderi të komunës së Shëngjinit. Akordimi i titujve për tre ish presidentët ballkanas i referohet rolit të tyre në arritjen e paqes, zhvillimit të këtyre tre shteteve dhe promovimit që ata i kanë bërë vendit tonë e kryesisht Shëngjinit në arenën ndërkombëtare. Për ish presidentin e Kroacisë Stipe Mesiç lufta për kufinjtë ka përfunduar, dhe duhet të punohet për të qënë pjesë e bashkësisë europiane. Ish presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u shpreh se është një moment i vecantë të jesh qytetar nderi i një krahine të bukur si Shëngjini, dhe besojme se porti i këtij qyteti do të jetë porti i Kosovës, që së bashku me rrugën e kombit dhe të tjera bashkpunime mes dy shteteve tona na afrojnë çdo ditë e më shumë. Shëngjini ka ndryshuar dhe këtë e konstatoi pasi e kam vizituar herë pas here këtë zonë turistike, dhe sigurisht një meritë të veçantë ka kreu i komunës Salvador Kaçaj ka deklaruar në fjalën e tij ish presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›