E Shtunë, 31 Tetor 2026

CHARLIZE THERON: “E njoh varësinë ndaj seksit”



Charlize Theron në intervistën më të fundit dhënë për “parade.com” ka shprehur të gjithë mirëkuptimin e vet ndaj atyre individëve, të cilët vuajnë nga varësia seksuale. Aktorja e çmimit Oskar e kupton mirë dhimbjen dhe konfuzionin që sjellin manitë e seksit dhe gjithashtu, ajo e di se këto të fundit mund të sjellin deri në shkatërrimin e familjes. Theron ka treguar se ajo njeh mjaft njerëz në këtë gjendje të mjerueshme: “Personalisht kam takuar shumë prindër që i kanë humbur fëmijët e tyre vetëm sepse janë të varur ndaj seksit dhe kanë dashur që të ndahen. Nuk është se një njeri do në subkoshiencën e tij që të tradhëtojë, shpjegon aktorja Theron, në atë moment nuk e kupton fare që bëhet fjalë për seks dhe kjo nuk është aspak një ndjesi normale. Kur ke varësi ndaj seksit në trupin dhe trurin tënd ndodhin kimikisht gjëra të çuditshme. Është njësoj si varësia ndaj drogës ose ndaj alkoolit.” Ajo ka mohuar që të ketë pasur probleme të këtij tipi në ta kaluarën por në anën tjetër pranon se i ati ka qenë një tip që vuante nga varësi të ndryshme: “Nuk kam qenë asnjëherë e varur nga asgjë por kam takuar një numër të madh njerëzish që vuajnë. Pastaj, i kam pasur edhe rreth e rrotull meje. Jam rritur në një shtëpi përplot me varësi...”

21 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›