Përfshihet në një aksident rrugor, vdes 68 vjeçarja në Durrës
Një 68 vjeçare nga Kavaja humbi jetën sot në mesditë si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi në afërsi të Shkozetit, në Durrës. Burime zyrtare të policisë lokale thanë se "viktima Naflije Laçi udhëtonte si pasagjere në autoveturën tip Benz, me targë KJ 6734 A, që drejtohej nga 47 vjeçari, Namir Gjoçi. Ky i fundit për të shmangur përplasjen me një këmbësore ka devijuar nga rruga dhe si pasojë automjeti ka përfunduar në kanal". Mësohet se si pasojë i këtij aksidenti ka marrë plagë drejtuesi i autoveturës dhe dy persona të tjerë që udhëtonin me të.
...