CIA kërkon të hakmerret pas vrajes së 6 pjesëtarëve të saj
CIA është zotuar për hakmarrje për vrasjen e shtatë pjesëtarëve të saj nga një sulm vetëvrasës me bombë në Afganistan. Zyrtarë të lartë të organizatës së inteligjencës amerikane janë shprehur se do të kryejnë çdo lloj përpjekje për të gjetur dhe dënuar përgjegjësit e kësaj tragjedie. Në këtë sulm ishte vrarë edhe një afgan, ndërsa gjashtë punonjës të tjerë të CIA-s janë plagosur nga sulmi në një bazë në provincën Khost.
Ministria e mbrojtjes e Afganistanit i ka hedhur poshtë pretendimet e talibanëve se sulmuesi ishte simpatizues i tyre nga radhët e armatës afgane, duke thënë se asnjë forcë e sigurisë e Afganistanit nuk punon në bazën Khost.
Por, një zëdhënës i forcave të udhëhequra nga NATO-ja, tha se forcat e sigurisë afgane ishin atje.
Presidenti amerikan, Barack Obama, u ka shprehur nderime pjesëtarëve të vrarë të CIA-s, që kishin "shërbyer nën hije".