Musavi: Nuk kam frikë të vdes për reformat e vendit
Lideri i opozitës Mir Hosein Musavi sot lëshoi një deklaratë ku thotë se "nuk ka frikë" që të vdesë për reforma.
Deklarata publike e Musavit është e para që nga vdekja e nipit të tij në protestat e përgjakshme të së dielës. Musavi paralajmëron qeverinë iraniane se taktikat e tyre krijojnë "kryengritje të brendshme" dhe ka parashtruar një platformë pesë pikëshe për reforma politike.
Deklara e Musavit vjen pasi një përfaqësues i liderit Suprem Ali Hamnei tha se liderët e opozitës ishin "armiq të Zotit" që duhet të ekzekutohen. Musavi humbi në zgjedhjet e kontestuara nga presidenti Mahmud Ahmadinexhad, gjë që nxiti trazira të mëdha që nuk ishin parë që nga revolucioni i vitit 1979.