Pakistan, 70 viktima nga një sulm kamikaz në një qendër sportive
Që në ditën e parë të vitit 2010 sulmet me pasojë viktima kanë vazhduar që të jenë të pranishme në Pakistan.
Të paktën 70 persona kanë humbur jetën pas një sulmi kamikaz me bombë që u krye nga militantët islamikë në Pakistan. Ky sulm tragjik ndodhi në qytetin veriperëndimor të Lakki Marëat kur viktimat dhe një grup njerëzish ndodheshin në një stadium volejbolli. Pjesë e viktimave ishin edhe shumë fëmijë të cilët kishin ardhur që të shihnin ndeshjen e volejbollit së bashku me prindërit e tyre. Shumë prej viktimave mbetën nën gërmadha por më pas pak orësh shumë prej tyre u gjetën nga forcat e shpëtimit.
Por sipas të dhënave ende nuk dihet sesa persona të tjerë mund të kenë mbetur të pagjetur.
Pritet që të rritet bilanci i viktimave pas këtij akti terrorist që tronditi Pakistanin. Që nga muaji tetor sulmet terroriste me viktima në Pakistan kanë pësuar një rritje të dukshme. Policia vendase ka fajësuar për të gjitha këto sulme me bomba dhe kamikaze disa organizata fondamentaliste islamike të cilat janë të lidhura me Talëbanët dhe rrjetin terrorist të Al Kaedas.