CIA po studion materialet nga kompleksi i bin Ladenit

Kur komandot amerikane u larguan nga kompleksi ku fshihej Osama bin Laden ne Pakistan ata moren me vete materiale qe pritet te japin informacione te vlefshme mbi rrjetin terrorist al-Kaida. Materiali ne vazhdim tregon se cpo behet me materialin e siguruar dhe se cfare presin te nxjerrin nga keto materiale zyrtaret e zbulimit.
Ndersa forcat speciale amerikane po ndermerrnin hap pas hapi operacionin ne kompleksin ku gjeten dhe vrane bin Ladenin dhe bashkepunetoret e tij anetare te tjere te ekipit mblodhen cdo gje qe mund te permbante te dhena te dobishme.
Xhon Brenan keshilltar i larte i Presidentit Barak Obama per kunderterrorizmin foli ne Shtepine e Bardhe per ate pjese te operacionit
Komandot amerikane ne kompleks shfrytezuan rastin qe te sigurojne cfaredo materiali qe mendonim se ishte i pershtatshem dhe i nevojshem. Tani po analizojme gjithcka kemi arritur te sigurojme.
Nje zyrtar i larte i zbulimit i cili foli me gazetaret me kusht qe te mbetej anonim tha se Agjencia Qendrore e Zbulimit apo CIA ka ngritur nje ekip per te analizuar materialet me shprese se do te zbuloje anetare te tjere te al-Kaides.
Nje ish-zyrtar i larte i kunderzbulimit amerikan Marion Bouman flet per gjerat qe do te kishte kerkuar nese do te kishte qene pjese e operacionit per asgjesimin e bin Ladenit.
Do te kerkoja gjera qe mbahen ne xhep. Do te shikoja per gjithcka qe do te kishte mbetje te ADN-se. Do te kerkoja copa letrash qe do te tregonin se si po komunikonte bin Ladeni praktikisht informacion se me ke po komunikonte apo kush ka qene aty sa per te mesuar se cfare rrjeti po drejton apo pjese te tij.
Zoti Bouman ishte oficer zbulimi i Marines amerikane dhe zyrtar i Byrose Federale te Hetimeve para se te behet keshilltari numer dy i ish presidentit Bush per kunderzbulimin ne vitin 2006. Ai pershkruan edhe ekipin qe CIA mund te kete angazhuar per te analizuar materialet e bin Ladenit.
Se paku do te kete specialiste te mjekesise ligjore dhe teknologjise kompjuterike. Por me siguri do te kete edhe ekipe per identifikimin e deshmive njerez te cilet do te kerkojne per imtesi te vlefshme.
Zoti Bouman shton se ekipi do te kete nevoje per perkthyes ndoshta per disa gjuhe dhe gjithashtu njerez te cilet i njohin kulturat arabe afgane e pakistaneze per te mesuar rreth veprimtarive dhe kontakteve te bin Ladenit.
Zyrtaret nuk njoftojne me saktesi se cfare materialesh jane siguruar por disa media kane njoftuar per nje numer te madh kompjuterash disqesh dhe pajisjesh te tjera per ruajtjen e shenimeve kompjuterike.
Keshilltari kunder terrorizmit Xhon Brenan thote se kur eshte fjala per kete lloj materiali cilesia eshte me e rendesishme sesa sasia. Zyrtaret shpresojne te kene siguruar informacione cilesore nga shtepia e Osama bin Ladenit. Te marten sekretari i shtypit i Shtepise se Bardhe Xhej Karni foli rreth asaj qe administrata shpreson te mesoje.
Ne radhe te pare dhe me me rendesi ne cdo rast eshte ndonje deshmi per sulme te planifikuara. Se dyti do te ishte informacioni qe mund te coje ne objektiva te tjera te larta e me vlere ose rrjete te tjera qe ekzistojne por per te cilat kemi pak ose nuk kemi fare dijeni. Dhe se treti pastaj jane informatat rreth rrjetit te al-Kaides dhe atyre qe i mundesuan bin Ladenit te qendroje ne kete kompleks gjate gjithe asaj kohe.
Zoti Karni thote se qellimi i presidentit Obama mbetet per te penguar shkaterruar dhe mposhtur al-Kaiden. Keshilltar i presidentit kunder terrorizmit Xhon Brenan tha se operacioni i se henes nuk do ti jape fund perpjekjeve kunder al-Kaides por informacioni i mbledhur nga kompleksi do te jete nje pjese e rendesishme e vazhdimit te tij.
shte nje kohe shume e rendesishme per te vazhduar kete perpjekje kunder al-Kaides per te shfrytezuar kete arritje te djeshme dhe per te vazhduar punen per ti thyer kurrizin al-Kaides.
Kjo faze e perpjekjeve thote zoti Brenan do te perfshije analiza si ato qe gjate viteve zbuluan korrierin e bin Ladenit dhe me pas cuan edhe tek vete udheheqesi terrorist.
Me kalimin e kohes ne kemi qene ne gjendje te nxjerrim informacione shtese te mesojme nofken e korrierit tia gjejme me pas edhe emrin e vertete te zbulojme edhe gjera te tjere me te cilat lidhej emri i tij dhe ta gjurmonim derisa arritem ne kompleksin ne Abotabad.
Ish-zyrtari i administrates se Presidentit Bush Marion Bouman thote se te dhenat e mbledhura mund te shkurtojne ecurine e hetimit per disa operative te al-Kaides por ai thote se ka te ngjare te fillojne edhe hetime te reja te gjata.
Do te deshiroja te thoja qe kjo do te shkurtonte procesin. Por eshte me me vend te them se do te nise nje proces te gjetjes se njerezve per te cilet nuk dihet sakte se kush jane apo se ku kane jetuar.
Zyrtaret shpresojne se do te sigurojne te dhena te rendesishme qe do te ndihmojne te godisin rende rrjetin e al-Kaides. Por zoti Bouman pranon se njerezit qe kane pasur kontakte me bin Ladenit padyshim qe kane marre arratine dhe tani po perpiqen te fshijne gjurmet cfare mund te beje qe perpjekjet amerikane te vazhdojne edhe per pak kohe.