Kosove Arrestohet nje i dyshuar per trafikim nderkombetar te narkotikeve

Misioni i Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine ne Kosove beri te ditur se ka arrestuar nje person ne Peje ne Kosoven perendimore ne lidhje me trafikimin nderkombetar te heroines. Ne njoftimin e EULEX-it thuhet se gjate operacionit jane bastisur edhe dy objekte te ndryshme ne Peje.
I arrestuari akuzohet per trafikim te droges ne Kosove dhe jashte saj drejt shteteve te ndryshme evropiane ne vitet 2008-2009 ndersa arrestimi i tij eshte pjese e nje hetimi me te gjere lidhur me krimin e organizuar.
Autoritetet nuk dhane me shume hollesi rreth ketij arrestimi i cili ndodhe ne nje periudhe kur ka filluar nje fushate e perbashket e policise se Kosoves dhe EULEX-it per lufte kunder perdorimit te narkotikeve.
Policia e Kosoves thote se ka hartuar planin strategjik 2011-2015 per luften kunder narkotikeve perdorimi i te cileve ka shenuar rritje.
Ne raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit mbi narkotiket dhe problemin e trafikut te droges ne bote qe u publikua ne mars te ketij viti thuhet se Kosova eshte vend transit i heroines se prodhuar ne Afganistan e qe per destinacion ka Evropen.
Ne raport thuhet se lufta kunder trafikut te narkotikeve perballet me sfida te shumta pos tjerash edhe per shkak te kufijve te brishte dhe korrupsionit ne radhet e policise kufitare e Kosoves dhe zyrtaret e doganave.